Gjermania në bashkëpunim me agjencinë ndërkombëtare të policisë Interpol, kanë shpallur në kërkim një vrasës 30-vjeçar të quajtur, Ferhat K.
Ky i fundit është cilësuar si vrasësi me “armë të artë”, pasi përdor një pistoletë ari për vrasjet e tij. Ferhat K., i cili dyshohet se ishte vrasës i bandave të drogës dhe i qëllon viktimat e tij në kokë dhe penis, mendohet se është arratisur në Turqi.
Autoritetet gjermane pas nisjes së hetimeve për vrasjen e 27-vjeçarit shqiptar Alonso Hysneli alias Reols Hysneli, trupi i të cilit u gjet pesë muaj më parë pranë qytetit Utersen, u vunë në ndjekje të Ferhat K. si autori kryesor i dyshuar.
Shqiptari u qëllua me plumb në kokë dhe u ekzekutua si pasojë e një mosmarrëveshjeje për shpërndarjen e drogës në një bar nargjilesh të pashfrytëzuar.
Raportohet se Ferhat K. ka rrëmbyer për herë të fundit një shqiptar në Belgjikë duke e qëlluar më pas, ndërkohë që viktima mezi ka shpëtuar pas disa operacioneve.
Në vitin 2016, ndërsa Ferhat K. donte të merrte të fejuarën e tij Aline P. nga një diskotekë, se ai ka plagosur lojtarin e skuadrës St. Paul, Armin B., duke e qëlluar në organin gjinetal.
Vrasësi me “armë të artë” të cilit në dosje i gjenden edhe precedentët penalë, është dënuar me 5.5 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë para vendimit ai u largua drejt Turqisë.