Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




