Nga Fejzo Subashi
Në Shqipëri tashmë jemi mësuar t’i numërojmë ata/ato që i hanë dardhat Ramës pas shpine, nga grupi i vet, apo nga aleatët, si dje nga partnerët që ndryshojnë me stinët. Por sinqerisht më duhet ta pranoj se; nuk më shkonte kurrë në mendje se edhe Sali Berishës do t’i hanin dardhat mbas shpine e sidomos të vetët. Aq më pak akoma se kjo gjë do të ndodhte në një moment kur ai vetë pretendon se po drejton “opozitën e vërtetë” dhe se është e vetme si Opozitë.
Por ja ku erdhi dita që Foltorja të bëjë edhe një herë lajmin e ditës dhe jo yë vetëm. Delegët e Partisë Demokratike , ça dijenin e të parit, firmosën kandidaturën për Avokatin e Popullit. Kjo nuk do ishtr vetëm çudi, por do bëhej tragjike pse jo dhe komike , kur para votimit të avokatit të popullit u deklarua se “Berisha nuk dinte gjë”, partia nuk dinte gjë. . Po si ka mundësi? Një parti që pretendon të jetë e bashkuar, del sot e thotë se kreu i saj dhe forumet e saj “është lënë jashtë loje” nga njerëzit e vet? Po kush e menaxhon atë çadër politike? Kush rri mbi timon?
Kjo histori i ngjan një skene të njohur shqiptare. Deputetët firmosin me bindjen se po bëjnë një kompromis “të mençur”. Pastaj kur fryn era nga Foltorja, fillon kolona e justifikimeve: “Ne vetëm firmosëm.” “Nuk e dinim se ishte problem.” “Na u kërkua të ndihmonim procesin.”
Të gjithë të pafajshëm. Vetëm firmat, të shkretat, kanë marrë fajin mbi shpinë.
E ndërkohë, Berisha në rolin e njeriut të habitur: “S’kisha asnjë dijeni.”
Po a mund të besohet kjo? A ekziston ndonjë vend në botë ku lideri historik i një partie, që kontrollon gjithçka , nga fjalimet te postimet në Facebook, nuk ka dijeni për firmat e deputetëve të vet?
Përgjigjja është e thjeshtë:
Po, ekziston. Quhet Shqipëri. Dhe më konkretisht: opozita shqiptare e vitit 2025.
Dhe e vërteta e hidhur është kjo: Partia Demokratike sot nuk është më një forcë politike me një qendër vendimmarrjeje. Është një grupim i shpërndarë individësh që ecin me llogarinë e ditës. Dhe kur secili ecën për vete, dardhat nuk bien më të ndara, bien ngado, shpesh edhe mbi krye të “liderit”.
Por pyetja e madhe mbetet:
Si ka mundësi që deputetët e Berishës firmosin pa dijeninë e Berishës?
Apo kjo është një lojë e vjetër: “e dinte, por s’ëndejti ta dinte”?
Në fund fare, mbetet realiteti i hidhur: opozita ka hyrë në fazën ku i ka frikë vetes më shumë sesa qeverisë. Dhe kur vjen puna për dardhat, duket se kjo traditë nuk i përket më vetëm mazhorancës, por është bërë sport kombëtar i klasës politike.
Sepse në politikën shqiptare, dardhat nuk piqen më në diell…por vetëm në hije.
Keqardhje jo vetëm për armatën e antarësin e PD- së, por për gjithë vendin. Ajo që ka në dorë fatet e vendit nuk është vetëm mazhoranac , por gjithë spektri politik dhe sidomos opozita.
Me këtë qasje dhe sjellje të opozitës, me këtë luftë politile të opozitës, më këto makinacione dhe veprime politike të opozitls, jo vetëm që nuk ka shpresë, por i bëhet fresk dhe i shtrohet traseja për një jetëgjatëai mazhorancës, me apo pa gabimet e saj. Kjo opozit nuk po humbet integritetin e saj polotik, as betejën, apo luftën politike, por po shuan shpresën për të ardhen e vendit.
Kjo me sa përmënda më lartë, është po aq përgjegjëse dhe fajtore sa dhe mazhoranaca për situatën e vendit. Sot qytetarët e Shqipërisë më shumë sesa duhet të ankohen dhe të vënë kujen për qerverisjen e vendit, duhet të ngrihen dhe të vënë kujen për situatën e opozitës së vendit.




