Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ll., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 05.12.2025, ka vjedhur një shumë parash në dyqanin e shtetases Zh. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




