Një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama bëri mbrëmjen e sotme kryetari i PD-së, Sali Berisha, teksa komentoi deklaratat e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Berisha përmendi kërcënimet e Ahmetajt dhe deklaroi se nëse këtij të fundit i preket një qime floku, do ta pësojë Rama.
Sipas tij, kreu i qeverisë do të mbajë përgjegjësi për shkak se Ahmetaj e denoncoi mbrëmjen e djeshme me zë dhe figurë
“Por të jem i sinqertë pati një aspekt në të cilin nuk është se, nuk u emocionova. Pati një aspekt tronditës në rrëfimin dhe intervistën e tij.
Cili ishte ky aspekt? Kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e partisë nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në shpellat, si në bodrumet e mafias. Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës përpiqej herë të thoshte se, frika është normale, dhe sigurisht normale është, dhe herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij ka një emër, dhe siç e tha dhe ai vetë, është Edi Rama.
Miq!
Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po e prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde. Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë. E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj. Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj”, theksoi kryedemokrati.