Një 73-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e një biznesi hidrosanitar në qytetin e Vlorës.
Sipas të dhënave paraprake, viktima ishte duke kaluar pranë një kamioni që transportonte panele të ndryshme, kur, për shkaqe ende të paqarta, panelet janë rrëzuar duke e zënë poshtë.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, ndërsa vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupit të 73-vjeçarit, i cili ndodhet ende nën panelet.
Ndërkohë, pritet mbërritja e ekspertizës së Policisë.
Uniformat blu kanë nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në rrëzimin e paneleve.




