VIDEO-EMRAT/Kapet kanabis në Izvor, prangoset kultivuesi, në kërkim 1 tjetër, procedohet kryetari i fshatit

Jugulajm.net
1 Min Read

Memaliaj/Finalizohet operacioni i koduar “Vjeshta”. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në malin Mukaj.

Vihet në pranga një 28-vjeçar dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, autorë të dyshuar të këtij rasti.

Vihet në hetim kryetari i fshatit Izvor.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë, si rezultat i një hetimi të ndjekur për 2 muaj, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar “Vjeshta”, gjatë të cilit u arrestua shtetasi Klajdi Oruçi, 28 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi Xhon Oruçi, 29 vjeç, banues në fshatin Izvor.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kishin kultivuar në malin Mukaj, 145 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim, në lidhje me këtë rast, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Izvor, shtetasin Shkëlqim Malka, 57 vjeç, banues në fshatin Luftinjë 2.

Punohet për kapjen e 29-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article