Përpjekjet e kërkim shpëtimit për të mbijetuar nën gërmadhat e tërmetit shkatërrimtar të 6 shkurt po mbyllen në Turqi për tu lënë radhën ekipeve të prishjes së ndërtesave të dëmtuara dhe pastrimit të rrënojave.
Turqia lajmëroi se operacionet në zonat e goditura nga lëkundjet përfunduan, me përjashtim të provincave jugore Kahramanmaras dhe Hatay.
Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur në të paktën 24 orë.
Bilanci zyrtar në ditën e 14 të fatkeqësissë në Turqi është 40,689 viktima!
Në sirinë fqinjë numëri I të vdekurve arrin në 5,814, duke e çuar në të paktën 46,503 numrin e përgjithshëm të viktimave në të dy vendet.
Qindra mijë mbetën të plagosur dhe miliona të tjerë të pastrehë!
Strehimi I tyre është sfida kryesore e autoriteteve
Mbi 460,900 njerëz janë evakuuar sipas të dhënave të agjensisë së menaxhimit të fatkeqesive!
Mbi 6,040 pasgoditje janë regjistruar që prej 6 Shkurtit në Turqi, ku lëkundjet vazhdojnë.