Drejtues Arjan Dumi, vlerë e shtuar e qytetarisë dhe kulturës së Përmetit

Jugulajm.net
7 Min Read

Nga Fejzo Subashi

Në Shqipëri, jemi mësuar ta masim me sigurinë, garancinë, apo me problemet e rendit. Nga shifrat, kronikat, apo lajmet e ditës dhe sfidat që prodhon kriminaliteti. Por rrallë mendojmë për një fakt tjetër:

Që rendin nuk e mbajnë vetëm operacionet, apo aksionet, qofshin këto edhe monotone, por edhe njerëzit që drejtojnë në institucionet e policisë. Bile janë ata që i japin uniformës dinjitet, Shtetit personalitet, komunikimit kulturë, ligjit vlerën e tij dhe humanizëm e domosdoshëm.

Prej afro një viti, Komisariatin e Përmetit drejton Drejtues Arjan Dumi, një profesionist që është shumë më tepër se thjesht një emër, apo emërim i zakonshëm në strukturën e Policisë së Shtetit: Ai është drejtuesi i parë Arjan Dumi. Një drejtues i lartë që ka sjellë në këtë qytet jo vetëm disiplinë dhe organizim, por mbi të gjitha një frymë pune që të kujton se rendi është shërbim dinjitoz ndaj qytetarit, komunitetit dhe jo thjesht një detyrë shtetërore.
Ky është një rast që të bën të reflektosh. Pse e quajmë luks? Sepse në një qytet të qetë e të kulturuar si Përmeti dhe një rreth me numër të vogël problemesh të rendit, shpesh mendohet se drejtuesi nuk ka çfarë të “përballojë”. Por në realitet, rendi dhe qetësia, apo problemet dhe konfliktet, as nuk mbahen dhe as nuk zgjidhen vetvetiu: Ato mbahen dhe zgjidhen nga drejtues që dinë ta ruajnë, ta kultivojnë dhe ta respektojnë këtë rend dhe qetësi.

Arjan Dumi ka sjellë këtu jo thjesht përvojën, por standardin: mënyrën si komunikon me qytetarët, si i dëgjon ata, si trajton efektivët e policisë, si e vlerëson respektin, korrektesën dhe profesionalizmin. Me shumë bindej dhe sinqeritet them se është krijuar një binom midis qytetit dhe funksionimit të policisë në këtë qytet dhe rreth. Ku vështirë ti ndash nga njëri tjetrin. Në një takim të shkurtër, në një kafe të zakonshme të qytetit, mjafton pak bisedë për të kuptuar se cilat janë tri shtyllat që Kimisar Ariani nuk i negocion më askënd në punën e tij. Ato janë;
profesionalizmi, qytetaria dhe humanizmi.
Këto nuk janë thjeshtë shprehje, apo fjalë të bukura dhe magjike. Janë cilësi, norma dhe parime, që e bëjnë formatin, staturën e një polici dhe qënësinë polic , si aq më pak që të jetë polic. Sepse një drejtues i policisë nuk matet nga sa tëbfortë e ka dorën, shkopin e gomës, apo zërin e lartë, por nga mënyra dhe metoda për ti bër sa të fort; objektivat, detyrat dhe parimet e institucionit që drejton. Rezultati i suksesit nuk matet nga sa shumë i kontrollon dhe detyron vartësit apo të tjerët, por sa shumë dhe mirë i frymëzon ata të jenë të drejtë, të aftë, të përkushtuar, të mostushëm dhe të besueshëm në realizimin e detyrës dhe kryerjen e shërbimit ndajë qytetarit dhe komunitetit.
Një polic nuk mund të jetë polic nëse nuk gëzon profesionalizëm, qyteyari dhe humanizëm. Një polic nuk mund t’i shërbejë ligjit nëse nuk është profesionist, aq më pakë ta kryej mirë detyrën.
Një polic që nuk ka kulturë dhe qytetari, nuk mund t’i shërbejë shoqërisë, aq më një qytetari , me siguri do bëhet qesharak në një qytet të qytetëruar dhe kulturuar si Përmeti.
Një polic që nuk mëshiron dhe nuk gëzon humanizëm, nuk mund t’i shërbejë njeriut, aq më pak ati në nevojë…
Ndaj, duket sikur është luks të kesh një drejtues, si Arjan Dumi, të këtij niveli në një qytet të qetë, të qytetëruar dhe të kulturuar si Përmeti. Por ndoshta ky është momenti për t’u bërë një pyetje tjetër: mos vallë qetësia, siguria dhe kultura e një qyteti pikërisht nga këta drejtues mbahen?
Mos vallë, për të ruajtur traditën e rendit dhe qytetarisë, ne kemi nevojë jo vetëm për kontroll policor, por për model njerëzor?
Arjan Dumi nuk është thjesht një drejtues, apo një emër . Ai është një shembull, një model. Dhe shembujt nuk vendosen vetëm aty ku ka probleme, por edhe aty ku ka standarde që duhen mbajtur lart. Sepse vendosja e njerëzve me nivel të lartë në zonat e qeta, e sidomos të qytetëruara nuk është luks; është garanci që kjo qetësi dhe qytetari të mos humbasë, të mos degradojë dhe të kthehet në kulturë të qëndrueshme.
Shpesh mendojmë se drejtuesit e mëdhenj duhet dërguar atje ku probkematika apo niveli krimi dhe kriminalitetit është i madh. Por ndoshta një drejtues me integritet duhet të jetë aty ku rendi ka nevojë të jetë shembull, jo të bëjë thjesht shesh luftë. Aty ku qytetaria ka traditë, dhe jo vetëm sfida. Aty ku qetësia është vlerë, dhe jo vetëm mungesë aksionesh.
Në fund të fundit, standardi nuk dërgohet aty ku ka nevojë për zjarrfikës, por aty ku ka nevojë për model. Dhe Përmeti sot ka një model të tillë: një drejtues që e ngre uniformën në stadin e duhur dhe nuk pret nga uniforma ta ngrejë atë. Do doja dhe nuk do doja që Arjan Dumi të ikte nga Përmeti! Nuk do doja që ky luks i institucionit të policisë për Përmetin të z’venitet …., Por do doja dhe qejfi ma kishte që; staturën, kulturën dhe profesionalizmin e Arjan Dumit, si një drejtues model dhe i arrirë të merrte përgjegjësi, barra në institucion e policisë në zona e rrethe problematik. Ku do isha i sigurt se Drejtuesi i parë Arjan Dumi do u jepte zgjidhje me shumë kompetencë, mençuri, pa kosto, aq më pak që të përfolet dhe suksese në kohë rekord. Ai kudo do vendoste mardhenie të mira në binomin polic qytetar. Ai do fitonte kudo besimin dhe dashurin e qytetarëve, por mbi të gjitha do i jepte rendit garanci dhe qytetarit siguri dhe besueshmërinë te policia. Drejtuesi i parë , shefi i komisariatit të Përmetit, Arjan Dumi, është drejtuesi, polici dhe poilicia që duam dhe kemi nevojë.

Share This Article