Aksident, makina përplas këmbësorin, humb jetën 55-vjeçari

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbremjen e kësaj së shtune në aksin rrugor kombëtar “Lushnje-Fier”. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Fier-Shegan.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor, rreth 55-vjeç.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Share This Article