LAJM I FUNDIT/Nisin reshjet e dëborës në “Qafën e Llogarasë”, vështirësohet qarkullimi

Jugulajm.net
1 Min Read

Në Qafën e Llogarasë kanë rinisur reshjet e dëborës, të cilat kanë shkaktuar disa probleme në qarkullimin rrugor në këtë aks, nga fshati Dukat deri në zonën e Palasës.

Menjëherë është njoftuar Policia Rrugore se bashku me mjetet borëpastruese.

Falë ndërhyrjes së tyre, është bërë e mundur pastrimi dhe hapja e rrugës, si dhe rregullimi i trafikut, duke garantuar qarkullimin normal të automjeteve pa probleme në këtë aks rrugor.

Share This Article