Parlament/ Berisha-deputetëve socialistë: Pyeteni Ramën pse s’e përmend “non-gratën” ndaj meje, pse?

Jugulajm.net
1 Min Read

Kreu i PD, Sali Berisha, ka lëshuar një sfidë të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama në Parlament, duke vënë në pikëpyetje faktin se ai nuk e përmend më shpalljen e tij non-grata nga SHBA.

“Rama nuk e përmend më non-gratën. Pse nuk e përmend më? Shkoni pyeteni ju zonja. Thoni, o shef, o bos, pse nuk e thua më atë fjalë? Jo po thuaje po deshe!” – deklaroi Berisha nga foltorja e Parlamentit.

Më tej Berisha u shpreh se “Rama është futur në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore”.

Berisha gjithashtu bëri një deklaratë të fortë politike, duke e quajtur 11 majin si fundin e narkokracisë në Shqipëri.

“Kjo është finalja e këtij parlamenti, dhe garantoj se 11 maji është fundi i narkokracisë”, tha ai.

Gjithashtu, ai premtoi se javën e parë pas zgjedhjeve PD do të prezantojë një “paketë shpëtimi” për shqiptarët që do të luftojë varfërinë ekstreme.

Share This Article