Prej 13 orësh që kur automjeti me të cilin udhëtonte 30 vjeçari Jurgen Karaj sëbashku me 24 vjeçarin Andi Losha përfundoi në zallin e fshatit Dars në Bashkinë Klos, nuk ka asnjë gjurmë të Jurgenit.
Pasi në automjet nuk u gjet trupi i 30 vjeçarit, policia dhe polumbarët i zvendosën kërkimet përgjatë shtratyit të zallit të Darsit por as aty nuk u gjet asgjë.
Më pas, kërkimet u shtrinë përgjatë shtratit të lumit të Matit për shkak se vendi i ngjarjes ishte shumë afër lumit. Dyshohet se rrjedha e madhe e zallit të Darsit ta ketë zhvendosur trupin e Jurgenit në lumin Mat.
Që prej orëve të paraqites forcat e policisë dhe grupe vullnetarësh janë shpërdnarë duke kërkuar në të gjithë shtratin e lumit.
Por për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, niveli i ujit në lumin Mat është shumë i lart dhe e bën të pamundur që t’i afrohesh.
Deri në orët e pasdites, nuk është gjetur asnjë shenjë e të riut, ndërsa kërkimet pritet të vijojnë pa ndërprerje.




