SPAK shpërndan mesazhin e Brahos: Do goditet çdo funksionar që bashkëpunon me krimin

Jugulajm.net
1 Min Read

SPAK ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh të Kryeprokurorit Klodian Braho. Në mesazhin e SPAK, i cili vjen pas operacionit të ndodhur sot në Vlorë kundër një grupi kriminal, thuhet se do të vijojnë goditjet ndaj krimit të organizuar.

Sipas mesazhit të shpërndarë, shtohet gjithashtu se goditja do të vijojë edhe për çdo funksionar publik që do të vazhdojë të bashkëpunojë apo të lehtësojë veprimtarinë e krimit të organizuar.

“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar.”

Share This Article