Joni Keta është kreu i ri i BKH-së, ja sa vota mori…

Jugulajm.net
1 Min Read

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka votuar këtë të martë për propozimin e SPAK-ut për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Me 11 vota pro dhe asnjë votë kundër, Joni Keta është emëruar drejtor i BKH-së për një mandat 5-vjeçar.

Mbledhja e KLP-së u zhvillua në prani të përfaqësuesve amerikanë, pjesë e misionit të asistencës për SPAK-un.

Seanca nisi me debate mbi procedurën, pasi disa anëtarë ngritën diskutimin, nëse duhej lexuar raporti i plotë i mbërritur nga SPAK-u apo një version i përmbledhur i tij.

Me 9 vota pro, u vendos që të lexohej raporti i përmbledhur i Këshillit dhe jo materiali bruto i ardhur nga SPAK-u.

Pas plotësimit të procedurave dhe shqyrtimit të materialeve, anëtarët e KLP-së miratuan unanimisht kandidaturën e Joni Ketës për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Share This Article