Prangoset 20-vjeçari, shantazhonte online qytetarët duke iu marre euro…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Online Threat”, duke arrestuar një 20-vjeçar që mashtronte dhe shantazhonte qytetarët në rrjetet sociale.

Sipas policisë, E. M., banues në Tiranë, u kërkonte viktimave të ndryshme shuma nga 500 deri në 1 mijë euro, në këmbim të mosbërjes publike të fotove të tyre personale.

Hetimet kanë dokumentuar dy raste konkrete të mashtrimit, ndërsa gjatë një periudhe dyjavore, i riu hapte profile false në rrjetet sociale dhe, pas sigurimit të fotove personale të viktimave, u kërkonte para me anë të shantazhit. Konkretisht, më 5 dhe 6 dhjetor 2025, ai ka përfituar 750 euro nga një 36-vjeçar.

Share This Article