Policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar, pasi u konfliktua për motive të dobëta me dy shtetas dhe i kanosi me armë zjarri.
Nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar dhe më pas i kishte kërcënuar me armë.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe automjetin me të cilin lëvizte autori.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar konkretisht, shtetasin:
F. C., 28 vjeç, banues në Shijak.
Gjatë veprimeve Policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën ky shtetas e kishte hedhur pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes.
Po nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar. Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.