Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Stacioni i Policisë Këlcyrë arrestoi në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Këlcyrë, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 19 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në një lokal në Këlcyrë, për motive të dobëta, kanë konfliktuar dhe goditur me grushta dhe sende të forta 2 shtetas.

-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. K., 57 vjeç, Xh. K., 32 vjeç dhe S. K., 32 vjeç, të tre banues në Këlcyrë, pasi ditën e djeshme, në qëndër të qytetit të Këlcyrës, për motive të dobëta, kanë goditur me grushta 2 shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.