Një 20-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se është larguar nga një hotel në Palasë pa kryer pagesën për qëndrimin.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, shtetasi E. H., 20 vjeç, nga Tirana është denoncuar nga pronari i hotelit, shtetasi I. M., i cili ka deklaruar se i riu qëndroi për 3 ditë në hotelin e tij, por u largua pa paguar shumën prej 450 eurosh.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Dhërmi referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi I. M., se ky shtetas ka qëndruar 3 ditë si pushues në hotelin në pronësi të tij, në fshatin Palasë, dhe është larguar pa kryer pagesën prej 450 euro.




