Procedohet 40-vjeçari, ngacmoi sek*ualisht pushuesen 24-vjeçare

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia e Sarandës ka marrë nën hetim një 40-vjeçar nga Ksamili, i cili është denoncuar për ngacmim seksual.

Kallëzimi është bërë në Komisariat nga një vajzë 24-vjeçare, kurse hetimet ndaj të dyshuarit po kryhen në gjendje të lirë, pasi u mor në pyetje nga efektivët.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për F. A., 40 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 24-vjeçare, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht.

Share This Article