Një ngjarje në kufijtë e skandalit ka ndodhur tre ditë më parë në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Një mjeke që ka dy emra dhe dy mbiemra, ka refuzuar të ofrojë shërbim ndaj një fëmije me shumë sëmundje dhe jo vetëm kaq, por dhe i paaftë fizikisht dhe me aftësi ndryshe.
Miçua është një fëmijë i dashur për këdo gjirokastrit, që e ka ndeshur atë në shumicën e rasteve dyerve të spitalit apo qendrave spitalore. Është një fëmijë fatkeq që është rritur pa të atin, pasi humbi jetën nga një sëmundje e rëndë dhe rritet me mundime e stërmundime nga një nënë heroinë siç është Entela.
Nuk gjen kund në Gjirokastër një nënë të tillë që t’i qëndrojë 24 orë pa rreshtur tek koka, në shtrat, jashtë, e kudo që i shkon djalit të vet. Kjo, për fatin e tij te keq për morinë e sëmundjeve, që ka lindur apo ka fituar derisa është në këtë moshë.
Vuajtjet e Miços i di vetëm Entela, e ëma e tij e cila po e rrit me mund e me djersë këtë fëmijë që t’a mbajë gjallë.
Miçua ka pësuar dy infarkte të miokardit, ka insufiçensë respiratore, ka probleme me organe të tjera jetike në organizëm, dhe merr një mal me barna për të qëndruar në këtë gjendje siç është.
E ëma e tij, periodikisht i kryen analizat e fëmijës së saj të vetëm për t’i kontrolluar gjendjen e plotë. Përveçse këtyre problemeve të shumta, Entelës i duhet edhe që të përballej me një sjellje aspak tolerante, por brutale nga ana e mjekes Ana Llukani apo alias Athina Çoni. Kjo e fundit apo Ana Llukani, e cila dikur ushtronte me pasion te madh rolin e fotografxhies se LSI, sipas Entelës të ëmës së Miços, nuk ka pranuar që t’i shërbejë djalit të saj me probleme shëndetësore.
Ish fotografxhia e LSI-se, tashmë mjeke e përgjithshme pa specializim, ka qenë shumë e ashpër në komunikim dhe refuzuar në mënyrë permanente shërbimin ambulator të të birit të saj.
Në rrëfimin ekskluziv për Jugulajm.net Entela Rapi e ëma e Miços shëndetligë, rrëfen përplasjen me shefen e Urgjencës së Spitalit të Gjirokastrës.
Entela me lot në sy apelon tek Ministria e Shëndetësisë, qe ndaj Athina Çonit alias Ana Llukanit, mjekes së spitalit të marrë masa pasi mjekë të tillë, jo vetëm që ndotin profesionin e bukur dhe të nderuar të mjekut, por dëmtojnë reputacionin e Spitalit të Gjirokastrës, i cili drejtohet dhe menaxhohet me korrektësi dhe profesionalizëm nga një emër i nderuar si Shpëtim Novi.



