Aksidentohet ne qafen e malit nje 68 vjeçar, ndersa ishte se bashku me kafshen e punes, shpetohet ne kohe reale nga forcat e nderhyrjes.
Ngjarja ka ndodhur nje ore me pare ne Qafen e Mënit ne malin e Dhëmbelit ne Bashkine Përmet, kur Luan Lame, 68 vjeç nga fshati Lipë, Njesia Administrative Petran në orën 12:40 njofton policine me celular për aksidentin qe kish pesuar.
Mesohet se 68 vjecari kishte rrëshkitur në një terren të vështirë me gjithë kafshën (Pelë), duke e zënë nën vete dhe pësuar fraktura te renda në trup, ku nuk levizte dot.
Në vendgjarje shkuan forcat zjarrfikëse, policia dhe ndihma e shpejte.
Personi i lënduar rende u transportua dhe shoqërua për në Spitalin Përmet për dhënie ndihme dhe ekzaminime të mëtejshme.
Gjendja e tij shendetesore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




