Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Përmet, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




