Pushimet dimërore të planifikuara nga Ministria e Arsimit do të nisin në datën 26 dhjetor. Ato do të zgjasin deri me 4 janar. Pushimet e festave të fundivitit do të zgjasin 11 ditë.
Për shkollat 9- vjeçare, për këtë vit ndryshe nga vitet e kaluar nxënësit dhe mësuesit do të kenë një javë më shumë pushim, nga data 3 deri në 9 prill. Ky ndryshim në strukturën shkollore nuk prek gjimnazet.
Ky vit mësimor nisi në 12 shtator dhe do të mbarojë më 14 qershor, me përjashtim të maturave.
Ato do të përfundojnë procesin mësimor në 31 maj. Më tej do të zhvillojnë provimet e maturës shtetërore nga 1 deri në 30 qershor.