Një aksident ka ndodhur mesditen e kësaj së diele, ku një furgon i Policisë është përplasur me një automjet “Mercedes” në afërsi të Cakranit, në Fier.
Furgoni ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin pranë saj, duke dëmtuar edhe barrierat mbrojtëse të autostradës.
Dy efektivë të FNSH-së, që ndodheshin brenda furgonit, janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe aktualisht marrin trajtim mjekësor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.




