Një 40-vjeçare është shpalur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka braktisur fëmijën e saj.
Mësohet se rasti u denoncua në policinë e Korçës nga familjarët e gruas, teksa ende nuk dihen arsyet pse ajo vendosi të braktisë fëmijën e mitur.
Burime zyrtare nga Policia e Korçës bënë me dije se “referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen M. D., 40 vjeçe, banuese në Korçë”.




