Rama ironizon protestuesit me Agollin, gazetari tepelenas i përgjigjet me ‘Një i çmendur një vend e çmend’

Jugulajm.net
2 Min Read

Prej 37 ditësh, në vend tone vijojnë protestat e mëdha që kërkojnë largimin e qeverisë, ndërsa kërkesa kryesore, e menjëhershme dhe e panegociueshme, mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Kreu i qeverisë reagon pothuajse çdo ditë ndaj protestuesve, duke thënë se ata po gënjehen dhe po përdoren, ndërsa ka shkuar deri aty sa të pretendojë se tubimet mbarëpopullore organizohen nga agjentë të huaj.

Mëngjesin e sotëm, Rama publikoi në rrjetet sociale një poezi të Dritëro Agollit, me titull “Kundërshtarëve të mi”.

Ndërkohë, gazetari nga Tepelena, Klevin Muka, i cili një ditë më parë pati edhe një përplasje online me kryeministrin, iu kundërpërgjigj me një tjetër poezi të së njëjtit autor, “Një i çmendur një vend e çmend”.

“Në vendin tim e në vendin tënd E shpojnë lakren, i hedhin mënd. Në vendin tim e në vendin tënd Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb. Në vendin tim e në vendin tënd Hënën si petull e pjekin në shkëmb. Në vendin tim e në vendin tënd Një i çmendur, një vend e çmënd”, thuhet në poezinë e Dritëro Agollit.

Share This Article