Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. Ll., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases Zh. K., një shumë parash. Punohet për kapjen e 18-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




