Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur gjatë një tentative për të grabitur një banesë, në Itali.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në Arnad, komunë në veriperëndim të Italisë.
Ai dyshohet se u godit me kazmë nga personat që banonin në shtëpinë ku shkoi për të grabitur.
Dhuna e la me fraktura të legenit dhe plagë në pjesën e poshtme të barkut.
Karabinierët e arrestuan menjëherë dhe sekuestruan mallrat e vjedhura, 500 euro cash, bizhuteri dhe një çantë me vlerë totale rreth 5,000 euro.
Një bashkëpunëtor i tij arriti të arratisej në zonën pyjore përreth. Hetuesit zbuluan se hajdutët kishin hapur me forcë një derë për të hyrë në banesë, ndërsa në qytet kishte pasur një tjetër tentativë vjedhjeje më parë.
I ndaluari ndodhet aktualisht në Spitalin Parini dhe do të qëndrojë aty deri sa gjendja e tij të lejojë transferimin në paraburgim.
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e personave që sulmuan hajdutët.




