FOTO/ Aksident, kamioni ‘’hedh’’ në kanal makinën, 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident është regjistruar mbëmjen e kësaj të premte, ku një kamion mallrash me targa të Kosovës është përplasur me një makinë dhe për pasojë kjo e fundit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Aksidenti ndodhi në autostradën “Tiranë-Durrës”.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona që ndodheshin në makinë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak për aksidentin të jetë bërë lagështia në rrugë.

Share This Article