Aksident, kamioni përplaset me autoveturën, 1 humbje jete dhe disa të plagosur

Jugulajm.net
0 Min Read

Një aksident tej mase i rëndë ka ndodhur mbremjen e kësaj së premteje në segmentin rrugor kombëtar “Milot-Kalimash” në afërsi të Rrëshenit.

Raportohet se një kamion është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person dhe janë plagosur disa persona të tjerë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi.

Share This Article