Forca të shumta policie, të asistuara nga agjentët e BKH-së mëngjesin e sotëm, 24 tetor, kanë zhvilluar një operacion në Elbasan për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mes tyre dhe Suel Çela.

Policia zhvilloi kontrolle në tregun e fruta-perimeve si dhe në shtëpinë e Çelës.

Kontrolli është urdhëruar nga SPAK  për llogari të autoriteteve belge.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende sipas letërporosisë së mbërritur nga autoritetet belge ndërsa janë shoqëruar në polici babai dhe vëllai i Suel Çelës.

Ky i fundit është shpallur në kërkim në maj të vitit 2022 pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë.

Ai kërkohet prej disa vitesh si person i dyshuar i përfshirë në ngjarje kriminale.