Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Vlorë–Orikum, afër fshatit Radhimë, ku një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga një shtetas është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, të katër kafshët kanë ngordhur menjëherë.
Informacionet e para nga grupi hetimor tregojnë se automjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara për atë segment rrugor. Aktualisht, drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga specialistët e Policisë Rrugore të Vlorës.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkaktarin dhe rrethanat e sakta të këtij aksidenti tragjik.




