Procedohet 30-vjeçari përmetar, transportonte me makinë dru të prerë paligjshmërisht

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 30 vjeç, banues në Përmet, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article