VIDEO/Ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu nga Gjirokastra: Rreziku nga përmbytjet ende nuk ka kaluar

Jugulajm.net
1 Min Read

“Rreziku nga rreshjet e shumta dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar”.,- keshtu deklaroi nga Gjirokastra ministri i mbrojtjes Piro Vêngu, i cili ishte i pranishem ne mbledhjen e Komitetit te Emergjencave Civile ne rang prefekture.

Sipas tij ne terren jane ne gatishmeri dhe punojne te gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor.

Lidhur me rrezikun e ures se Glines ne Dropull, ministri Vengu tha se eshte mundesuar kalimi per banoret nepermjet nje rruge alternative dytesore.

Ministri tha se lajmi i mire eshte qe nuk kemi humbje jete, ndersa jane marre masat qe ne rastet e nevojshme te gjithe qytetaret te furnizhen me medikamente, ushqime por edhe ndihme financiare nqs do te konstatohen deme.

Share This Article