Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut është angazhuar në operacione të shumta përballë situatës së krijuar nga reshjet intensive.
Në fshatin Progër, Njësia Administrative Bilisht, efektivët po kryejnë kërkime për një person të humbur, ku janë të dislokuar 15 trupa dhe një mjet me kalueshmëri të lartë.
Ndërkohë, në Bashkinë Dimal, të njëjtët efektivë po zhvillojnë veprime evakuimi për të siguruar qytetarët dhe për të shmangur rreziqet e shkaktuara nga prurjet e larta të ujërave.
Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë vijuar pa ndërprerje monitorimin e situatës gjatë 24 orëve të fundit.
AKMC raportoi se në shumë zona gjendja është stabilizuar, por në qarqe si Vlorë, Lezhë dhe Fier është dashur të evakuohen disa familje për shkak të rritjes së prurjeve të lumenjve dhe prezencës së ujit në zona të banuara.




