Autoritet greke kanë sekuestruar 67 kilogramë kanabis në aksin rrugor që lidh Igumenicën me Artën në zonën e Epirit në Greqinë Veriore.
Nga operacioni i zhvilluar ra në pranga një shqiptar nga Saranda me pasaportë greke ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
I arrestuari u dërgua në Gjykatën e Artës e cila i caktoi arrest me burg në paraburgim deri në përfundimin e hetimeve.
Ndërsa u sekuestrua automjeti i tij, një sasi eurosh dhe dy celularët që kishte me vete në momentin e arrestimit. .