EMRI/ 49-vjeçari u gjet i varur te kangjellat, flasin banorët e zonës: U kthye në fshat pas divorcit dhe…

Jugulajm.net
2 Min Read

Ditën e sotme një 49-vjeçar u gjet i pajetë në kangjellat e murit rrethues të një banese të pabanuar në fshatin Plasë të Maliqit.

Dyshohet se Eduart Çarçani në gjendje të dehur ai ka tentuar të hyjë në oborrin e një banese të pabanuar, por gjatë ngjitjes bluza i është kapur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen fatale.

Lidhur me ngjarjen banorët e zonës thanë për mediat, se viktima ishte emigrant në Itali dhe se ishte kthyer në fshat pas divorcit me bashkëshorten.

Ata thanë se 49-vjeçari nuk punonte dhe se kishte problem me alkoolin. Sipas tyre shtëpia në të cilën ai u gjet i varur është e Fejim Agollit, të cilën e mirëmbante i kunati.

“Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.

“Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka erdhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dajintë. Shtëpia që u gjend i varur është i Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri”, tha njëri nga banorët e zonës.

“Eduardi djalë i mirë i përsosur, hallet i di vetë ai, ne nuk dimë gjë. Kishte nënën këtu, qëndroi ca kohë dhe iku në Itali. Nuk punonte, pinte vetëm raki”, tha banori tjetër.

Share This Article