45-vjeçari gjendet i pajetë, ngeci tek kangjellat e banesës…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje tragjike ka ndodhur, ku është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar në fshatin Plasë të Maliqit.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese që nuk ishte e tij.

Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda territorit të banesës duke kaluar nga muri, por bluza i është ngecur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen aksidentale.

Ndërkaq, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë së Maliqit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.

Share This Article