Plagoset me thikë 24-vjeçari, prangosen 2 persona, 1 në kërkim

Jugulajm.net
1 Min Read

Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme, pasi plagosën me thikë një 24-vjeçar në Berat.

Të arrestuarit janë J. K., 26 vjeç dhe F. Q., 24 vjeç, ndërsa është në kërkim vëllai i këtij të fundit, F. Q., 27 vjeç, të tre banues në Berat.

Sipas Policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Fatmirësisht, i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasit F. Q., 24 vjeç dhe J. K., 26 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e 24-vjeçarit, shtetasin F. Q., 27 vjeç, të tre banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës, një 24-vjeçar, i cili është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 27-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Share This Article