Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I., 44 vjeç, banues në Libohovë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Libohovë, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër.
Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




