Specialistët për Hetimin e Narkotikëve Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. R., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.