Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Karinë.
Burime bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të lënduarit raportohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Peqinit.
Siç shihet edhe në foto, pas përplasjes mes tyre, automjetet kanë dalë jashtë rruge, ndërsa duken edhe dëmet materiale.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.