Një i ri 21-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, ndërsa sipas të dhënave paraprake nga Policia dyshohet për vdekje nga shkaqe natyrale.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu ka qenë në punë në një fabrikë në zonën e Bathores, Tiranë, ku rreth orës 06:30 të mëngjesit ka humbur ndjenjat. Ai është dërguar menjëherë në spital, aty ku për fat të keq ka ndërruar jetë.
Në drejtim të Prokurorisë po kryhen hetime për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes.




