Psikologët japin alarmin: Celulari po dëmton fëmijët e vegjël…

Jugulajm.net
2 Min Read

Teknologjia vitet e fundit ka ndryshuar rrënjësisht përditshmërinë njerëzore. E duket se përjashtim nuk bëjnë as moshat e vogla.

Qëndrimi përpara telefonave në moshë të hershme vitet e fundit ka nis të japë efektet negative.

Psikologia Loreta Toma, tregon se fëmijët janë mungesë përqendrimi, nervozizëm dhe sjellje të ç’rregullta.

“Praktika është duke treguar gjithmonë e më shumë se përdorimi i celularit ndikon negativisht në zhvillimin e trurit të njeriut dhe sidomos në funksionet e tij themelore, që vihet re më tepër kur fëmija fillon e rritet e shkon në shkollë, sikurse mund të jetë: vëmendja, motivimi, motivacioni”, deklaroi psikologia.

Dëshira e prindërve apo familjarëve të tjerë për të gëzuar fëmijët duke u dhuruar telefona në fakt po i dëmton ata..

“Të gjithë prindërit, gjyshet, tezet, hallat, xhaxhallarët, dajat, duan ti blejnë celular si dhuratë për ditëlindjen e tyre, të mos e bëjnë. Dëmi që ju shkaktohet me kalimin e kohës fëmijës, është shumë i madh”, shtoi psikologia.

Qëndrimin e gjatë në telefon të të vegjëlve e pohojnë edhe prindërit apo gjyshërit.

“Unë kam nipa e mbesa. Nën jastëk e, mban një prej nipave”, tha një prej qytetarëve.

Një njeriu im, 10-11 vjeç ka pasur shumë probleme me rrjetet sociale dhe e ka përjetuar shumë keq, i kanë ardhur shumë pasoja”, u shpreh një tjetër qytetar.

Përdorimi i këtyre pajisjeve teknologjike, gjithnjë e më shumë po rrezikon zhvillimin e përgjithshëm të fëmijës.

Share This Article