Ditën e sotme në Gjykatën e Beratit autori i krimit të 42-vjeçarit në Kalanë e Beratit ka deklaruar se ka krimin për shkak se viktima i ka trembur kalin dhe se e ka ofenduar.
“Më ofendoi, më shau nga familja.”– kështu ka deklaruar në gjykatë 63-vjeçari, Kristo Mema, për veprën penale që kreu mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit.
Autori i dyshuar i krimit ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër.
Sipas tij, 42-vjeçari Keli Hoxha, banues në Tiranë e kishte ofenduar dhe sharë nga familja.
Në sallën e gjyqit, ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës, ndërsa togat e zeza morën vendimin për ta lënë pas hekurave.




