Arrestohet 39-vjeçari, goditi me grusht policin e Rrugores

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 39-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi ka dhunuar një kolegun e tyre në qytetin e Lezhës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. N., banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

“Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. N., 39 vjeç, banues në Mirditë, pasi në aksin rrugor “Bushnesh-Milot”, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Rrugore që i ka bërë shenjë për ndalim, pasi e ka konstatuar duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.”, sqaron policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article