Arrestohet 48-vjeçari, akuzohet se p*rdhunoi minorenin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një djalë i mitur dyshohet se është përdhunuar nga një 48-vjeçar në Tiranë.

I arrestuari me iniciale F. B., dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5: arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.”, informuan blutë.

Share This Article