Parashikimi i motit për ditën e sotme…

Jugulajm.net
1 Min Read

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mesditës pritet të ketë reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10 m/s.

Dallgëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Share This Article