Deputeti i PD dhe njekohesisht anetari i kryesise Ervin Salianji, ka qene i rezervuar me dhenien e emrave per kandidatet e PD qe do te garojne per zgjedhjet e parakohshme te 6 marsit ne 6 bashkite qe nuk kane kryetare.

Per Jugulajm.net zoti Salianji u shpreh se procedura qe ndiqet nga PD do te konkretizohet me nje emer qe do te kete pelqeimin e bazes se PD dhe miratimin final nga kryesia e PD dhe lidershipi i saj.

Deri me tani nuk ka nje emer konkret pasi procesi i perzgjedhjes se emrave eshte korrekt dhe i pergjigjet kerkesave te bazes se anetaresise demokrate e cila do te jete ajo qe do te zgjedhe se cili do te jete kandidati i tyre i preferuar per gjashte bashkite Shkoder, Vore, Rrogozhine, Lushje, Durres dhe Diber.